75 Mall Live Search
11:28 / E Hënë, 16 Shtator 2024 / L K

Një zyrtare e lartë nga Gjermania vjen sot në Kosovë, e pret në një takim presidentja

Ministrja e Shtetit për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë, Anna Lührmann, do të jetë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në orën 14:15, ajo do të pritet nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Agjenda e presidentes nuk mbaron me kaq, ngase në orën 18:20, ajo do të marrë pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kulturës, në Suharekë./Indeksonline/