Njëherë prindërit pastaj burri nuk e lanë t’i ngjyroste flokët, në moshën 80 vjeçare ajo i bën ato ngjyrë jeshile
Kur të arrish moshën e pleqërisë mund të bësh gjithçka që dëshiron.
Një gjyshe që gjithmonë donte të ngjyroste flokët e saj, por nuk ishte në gjendje për shkak se prindërit e saj ishin shumë të rreptë dhe më vonë i tillë ishte edhe burri i saj së fundi qe në gjendje të bënte këtë veprim.
Në moshën 80 vjeçare , Alayde Menna Barreto nga Brazili nuk donte vetëm që të bënte një ndryshim të mirë, por ajo dëshiron që flokët t’i merrnin ngjyrën e gjelbër, transmeton Indeksonline.

Kur ajo bëri transformimin, gruaja shpërtheu në lot, në buzëqeshje dhe në gudulisura dhe reagimi i saj është bërë hit në internet./Indeksonline/
