09:16 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / A. M.

Njëjtë si Milani vepron edhe Interi, vetëm barazim ndaj Genovas

Interi ka barazuar me Genovan 0-0, në kuadër të javës së 27-të në Serie A.

Dy skuadrat kishin rastet e tyre gjatë pjesës së parë, por që mungonte konkretizimi.

Në pjesën e dytë, Interi u mundua të kalojë në epërsi, por nuk arriti ta ‘thyente’ mbrojtjen e Genovas.

Interi, edhe pas javës së 27-të, mbetet në vendin e 2-të, me 55 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.