75 Mall Live Search
21:32 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / kutia

Njëmbëdhjet veteranë UÇK-së, paraqiten nesër para Gjykatës Themelore në Prishtinë

Njëmbëdhjetë veteranë dhe invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të paraqiten nesër para Gjykatë Themelore në Prishtinën.

Ato akuzohen për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015, transmeton Indeksonline.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Xhevdet Qeriqi, njëri ndër organizatorët e kësaj proteste në atë kohë.

Ky është njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Për, nesër me datë 19.02.2021, e kemi marrë ftesen nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që të paraqitemi, në seancën e katërt të radhës.

Pjesë e Aktakuzës, jemi Njëmbëdhjetë, Veteran dhe Invalid të UÇK- së.

Pra, ne të gjithë akuzohemi për organizimin e Protestestës të Veteranëve e cila ishte mbajtur në Prishtinë, ku përmes atij organizimi, ne i kërkonim të drejtat ligjore për kategoritë e luftës të UÇK-së. Pra saktesisht bëhet fjalë për Protestën e Gushtit të vitit 2015./Indeksonline