17:08 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Njëra nga këto skuadra pritet ta rivalizoi Realin në Ch.League

Real Madridi fitoi ndeshjen e fundit ndaj Apoelit në Champions dhe tani gjendet në vendin e dytë të grupit H pasi Tottenhami është lider me 13 pikë para Realit që ka 10 pikë.

Real Madridi nuk do të mund të arrij kualifikimin si ‘lider i grupit’ pasi Tottenhami e ka siguruar atë pozitë dhe klubi Madrilen është kualifikuar prej vendit të dytë të këtij grupi.

Kjo do të thotë që klubi Madrilen do të luajë ndaj njërit nga liderët e grupeve të tjera të këtij sezoni në Champions League.

Sipas pozitave aktuale dhe një xhiro para fundit të fazës së grupeve, këto janë skuadrat e mundshme që Real Madridi mund ti ketë përball në raundin tjetër të Champions League:

Liverpool, Manchester City, Manchester United, PSG, Chelsea dhe Besiktas.

Por një gjë duhet ta dini, asgjë nuk është zyrtare pasi ndeshja e fundit e fazës së grupeve përcakton gjithcka sa i përket kundërshtarit të madrilenëve në fazën tjetër