18:40 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Njëra nga Klinikat e QKUK-së po mbushet me ujë!

Ditëve të fundit në Kosovë ka mbizotëruar mot i ligë, kryesisht me të reshura shiu e erëra të forta.

“Sherrin” këtij moti po i’a sheh edhe Klinika e Kirurgjisë së QKUK-së, në të cilën po depërton shiu, shkruan Indeksonline.

Në një video të siguruar shihet se i tërë korridori është mbushur me ujë, i cili po rrjedh nga dritaret.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme edhe në të mbjellura, në tërë territorin e Kosovës./Indeksonline/