75 Mall Live Search
19:19 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / H F

“Njëra po martohet!” – Çka po paralajmërojnë Brikenda e Kaderi?

Dy ish-banoret e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Brikenda Karricaj dhe Kader Kicaj, janë bërë bashkë në një projekt të ri, duke rikthyer vëmendjen e publikut sërish.

Në një Instagram Story të postuar nga Kaderi, ato shfaqen të rregulluara me shumë stil, teksa punojnë në prapaskena për video dhe foto të përbashkëta.

“Paramenoni qka është me kon bllogere… edhe kqyrne në çfarë gjendje jena”, dëgjohet duke thënë Kaderi, duke sjellë një atmosferë spontane dhe të hareshme gjatë xhirimeve.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte “thumbi” i Brikendës, që i drejtohet ndjekësve:

“Njona po martohet, por cila… se dina!” – duke shtuar mister dhe kuriozitet për jetën e tyre personale.

Kaderi nuk hezitoi t’i përgjigjej me një koment plot humor:

“Ma përpara Brikenda martohet e fejohet se une…”

A është ky një paralajmërim për ndonjë dasmë në horizont?
Cila prej vajzave do të jetë e para që do të hedhë hapin drejt altarit?

Publiku duket se do të duhet të presë pak për ta zbuluar…

Brikenda dhe Kaderi vazhdojnë të jenë aktive dhe të ndjekura në rrjetet sociale, ndërsa pritet të zbulojnë më shumë rreth projektit të tyre të ri ./Prive by Liberta Spahiu/