75 Mall Live Search
21:05 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / MSH

Njerëz në tokë dhe të lënduar, momenti kur vetura hyn në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani

Një sulm ka ndodhur sonte në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me makinë në tregun e Krishtlindjeve.

Incidenti, që fillimisht po cilësohet si sulm i qëllimshëm, gjeti një makinë të tipit BMË që u përplas me një turmë njerëzish, ku dyshohet të ketë edhe një të vdekur.

Sipas shërbimit të shpëtimit, janë 60 deri në 80 të lënduar, shkruan ZDF.

Drejtuesi i makinës është arrestuar.

Ndërkohë, në rrjete sociale po qarkullojnë pamje nga momenti kur ndodhi incidenti.

Pamjet nuk rekomandohen të shikohen nga personat e ndjeshëm: