21:49 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / OSH

Njerëz të armatosur marrin peng disa persona në Kanada, policia rrethon godinën

Dhjetra njerëz thuhet se janë marrë peng nga persona të armatosur në një zyrë të kompanisë së lojrave të fatit në Montreal.

Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Saint-Laurent.

Autoritetet kanadeze raportojnë se personat e marrë peng janë punonjës të ndërmarrjes Ubisoft.

Në imazhet e shpërndara në twitter, shihet numri i lartë i oficerëve të policisë që po marrin pjesë në operacion, teksa disa nga personat e marrë peng janë fshehur në çatinë e ndërtesës.

Të tjerët thuhet se gjenden në sallat e konferencave. Ende nuk dihet se pse po ndodh kjo pengmarrje dhe se kush fshihet pas kësaj ngjarjeje.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.