14:32 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Njerëz të vdekur në tavolina dhe kolltukë, si u vetëvranë gjermanët pas humbjes së Hitlerit

Për t’i shpëtuar ndëshkimit pas mundjes së Hitlerit, shumë persona u vetëvranë. Në disa foto të publikuara nga “Daily Mail” shihen pamjet e rënda të tre personave të vdekur.

Në prill të vitit 1945 ata vranë veten që të mos kapeshin të gjallë nga forcat amerikane.

Fotografja e njohur e luftës Margaret Bourke-White u ndesh me këtë tablo makabre, kur arriti në Bashkinë e qytetit të Leipzig.

Në zyrë ajo gjeti kufomën e kryetarit Kurt Lisso, gruas dhe vajzës së tij. Këto foto janë dëshmi e qartë se pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ka pasur vetëvrasje masive në Gjermani.