75 Mall Live Search
11:33 / E Diele, 02 Korrik 2023 / Gj. Sh

Njerëzit mendojnë se Olsi i dedikoi këngë pas ndarjes, por Egli na zbulon një të vërtetë!

Olsi Bylyku ka lançuar disa projekte muzikore që flasin për ndarjen dhe fansat po e lidhin me raportin e tij me Eglin. Një komentuese i ka komentuar Eglit me këngën e fundit të Olsit në Instagram duke i shkruar “Tana i ke hallall”. Koment që ka marrë një përgjigje publike nga ajo. Egli shkruan se kënga ka dy vite që është realizuar dhe se nuk është për të.

“Unë e kam dëgjuar shumë kohë më parë dhe jepja opinione nëse më pëlqente ose jo. Fakti që është lançuar tani tjetër muhabet. E lumtur që ka pasur sukses sepse është material i bukur,” shkruan ajo.