17:29 / E Shtunë, 26 Mars 2022 / OSH

Njerëzit në TikTok pinë ujin e sallatës jeshile për gjumë më të mirë: A funksionon?

Dikush u tundua (lexo: unë) për të provuar një trend që doli rastësisht (ose jo dhe aq) dhe pretendonte se përmirëson gjumin.

Bëhet fjalë për video ku njerëzit pinë ujin e bimës së marules, e njohur ndryshe si sallata jeshile. Sipas videove ilustruese, duhen vendosur disa gjethe sallate jeshile në një filxhan dhe më pas shtojmë ujin e nxehtë.

Njerëzit në TikTok pinë ujin e sallatës jeshile për

Disa të tjerë shtonin mente, kamomil, çaj pa kafeinë për ta bërë përzierjen më të shijshme. Unë zgjodha të mos eksperiementoj me përbërës shtesë (lexo: nuk kisha as mente, as kamomil dhe as çaj në shtëpi). Nëse jeni kuriozë, përzierja nuk kishte shije të padurueshme. Më shumë kishte një aromë sesa shije.

“Disa marule, përmbajnë natyrshëm një përbërës të quajtur lactucarium,” tha për Very Well Mind Melissa Azzaro dietologe dhe autore e “A Balanced Approach to PCOS”. Ajo shpjegoi se lactucarium ka efekt qetësues dhe nxitës të gjumit.

Ka prova që ka dhënë efekt pozitiv te minjtë, por asnjë studim nuk është kryer për njerëzit.

A funksionoi? Për mua jo, madje u zgjova dhe dy herë natën (për të urinuar sepse kisha pirë shumë ujë siç duket).