12:45 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Njerëzit, që do t’ju frymëzojnë me transformimet e tyre

Viti i Ri ka kaluar dhe shumë të hëna kanë ardhur e ikur, por disa prej nesh nuk kanë gjetur ende kurajon që të ndryshojnë gjërat që janë lodhur në jetë.

E të gjithë gjejnë nga një justifikim të tipit: “Nuk kam kohë” apo “është shumë vonë”, por në fakt thjesht nuk janë të gatshëm për të bërë përpjekjet e duhura për ndryshimet.

Për këtë arsye, “Bright Side” ka publikuar disa fotografi që tregojnë se asgjë (madje as mosha), nuk është pengesë për ata që marrin vendime për të bërë ndryshime. Këtu janë disa nga fotot më frymëzuese për të gjithë ata që duan që të humbin peshë.