08:18 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / L K

Njerëzit “shpërthejnë” keq ndaj Kourtney Kardashian, por për çfarë arsyeje?

Kourtney duhet të presë edhe dy ditë që të festojë 45 vjetorin e ditëlindjes, por duket se festimet e vërteta kanë nisur tashmë dhe njerëzit reaguan menjëherë.

Me një galeri fotosh që tregojnë momente nga festa, me torta të shumta, ngjyra, mbishkrime e tollumbaca, njerëzit nuk i kanë kursyer komentet për morinë e tortave të servirura, ndërkohë që ditëlindja nuk ka ardhur ende.
“Një koleksion tortash”, e quajnë njerëzit atmosferën para ditëlindjes së Kourtney-t, ndërsa ndjekësit virtual e konsiderojnë të tepruar të gjithë këtë ekstravagancë në festimet e ditëlindjes.

“Dreq, sa shumë torta që keni,” shkruan një prej komentuesve: “Më fal, kush i ha të gjitha këto?
Shpenzim i kotë i ushqimit dhe ndotje për mjedisin”; “Seriozisht? Kaq shumë harxhim për ushqimet?”; “Ok, vazhdoni talluni me ushqimin”: “Pyetja e vërtetë është se sa torta keni hedhur në koshin e plehrave,” shkruan një tjetër me ironi. “Kjo është shumë qesharake…”, ishte reagimi i një tjetër personi, që duket se nuk pajtohet dot me idenë e kaq shumë ëmbëlsirave në një festë të vetëm ditëlindjeje.