13:06 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Njerëzit të cilët u besojnë të huajve jetojnë më gjatë

Ata që u besojnë të huajve jetojnë më gjatë- dhe ata të cilët kanë më shumë dyshime kanë më shumë gjasa të vdesin më herët, ka gjetur një studim i ri nga ShBA.

Hulumtimet kanë përfshirë në studim më shumë se 25 mijë amerikanë nga të gjitha shtetet dhe të gjitha etnitë në mes të viteve 1978 dhe 2010, shkruan Indeksonline.

Ata gjetën se njerëzit të cilët jetojnë në një botë të frustruar kishin më shumë gjasa të vdesin në një moshë më të re.

Lidhja mes besimit dhe mortalitetit nuk është ndonjë surprizë, ka gjetur studimi.

Sipas tyre njerëzit që besojnë socializohen më shumë dhe kanë më pak stres- dy gjëra të cilat lidhen me shëndetin./Indeksonline/