75 Mall Live Search
08:18 / E Diele, 04 Janar 2026 / Gj Sh

“Njerëzit të urrejnë…”, Bia acarohet me Albën

Bia është acaruar gjatë një bisede me Albën, kur kjo e fundit tha se në botë “I përdorin vajzat para se t’u ofrojnë punë”.

Ishte Bia ajo që i tha Albës se nuk do të flas për këtë temë, dhe nuk është dakord me të.

Në ndërkohë, debati mes dyshes vijoi me Bian që i kërkoi Albës që ta lë ta fle.

“Jam duke u ndjerë keq, kam problem me gjumin, shko te shtrati tjetër, mos më manipulo. Nuk më le të fle kur ti flet. Nuk më intereson fare. Ti nuk i respekton njerëzit, dhe pastaj reagon thua se “njerëzit më urrejne, natyrisht të urrejnë sepse je urrejtëse”. Zgjedhja është të shkosh diku tjetër. Të lutem më le të fle”, i tha Bia Albës.