75 Mall Live Search
16:11 / E Enjte, 16 Dhjetor 2021 / OSH

Njerëzit tregojnë qytetet që i kanë zhgënjyer më shumë gjatë udhëtimeve të tyre

Pëlqimi dhe përjetimi i një qyteti është shumë personal për këdo, por në fund të ditës çdo shije mbetet e drejtë. Pavarësisht se në artikullin më poshtë do të gjeni emra qytetesh që mund t’ju thyejnë zemrën pasi s’i imagjinoni dot në këtë listë, kujtoni se është çështje subjektive, por në të njëjtën kohë ulni pritshmëritë dhe mësoni diçka më tepër.

1. Paris

“Parisi ishte shumë i pistë dhe s’isha e përgatitur për të parë të tillë. Kisha besuar gjithmonë versionin e Parisit që shihja në filmat amerikanë.”

“Sa herë shkoj në Paris them këtë fjali: ‘Më falni që nuk flas frengjisht. Unë jam një amerikane budallaqe.’ Këtë jua them në gjuhën e tyre dhe parisienët vdesin ta dëgjojnë. Nëse nuk e them këtë fjali, kaloj kohën më të keqe atje.”

Njerëzit tregojnë qytetet që i kanë zhgënjyer më

2. Hollywood

“Gjithmonë e kam imagjinuar si vend të rrethuar nga shkëlqimi në çdo cep. S’është ashtu.” 

“Eshtë i pistë, i shtrenjtë dhe me shumë njerëz.”

Njerëzit tregojnë qytetet që i kanë zhgënjyer më

3. Marok

“Ka qenë i mrekullueshëm para 2000-shit, por tani duket si versioni Disneyland i kulturës së tyre për turistët perëndimorë. I gjithë vendi duket si një fasadë e krijuar vetëm për të rrëmbyer paratë e turistëve.”

Njerëzit tregojnë qytetet që i kanë zhgënjyer më

4. Atlantic City

“Ishte shumë më i pistë nga çfarë kisha imagjinuar unë.”

Njerëzit tregojnë qytetet që i kanë zhgënjyer më

5. Niagara

“Nuk ja kisha idenë që ujvarat do të ishin në qytet. E mendoja diçka në një park kombëtar, por në fakt u ndjeva sikur isha në një qendër tregtare gjigante.”

Njerëzit tregojnë qytetet që i kanë zhgënjyer më

6. Beijing

“Përtej vendeve të mrekullueshme, u vendosa në siklet nga ajo siguria e frikshme që kishte kudo nëpër qytet. Ti nuk mund të qeshje dhe të ecje lirshëm rrugëve pa të ngacmuar dikush. Pavarësisht kësaj, ishte eksperiencë sfiduese.”

Njerëzit tregojnë qytetet që i kanë zhgënjyer më

7. New Orleans

“Ushqimi ishte shumë i mirë, muzika gjithashtu, por jo qyteti. Kundërmonte erë e pakëndshme kudo ku shkelnim.”

Njerëzit tregojnë qytetet që i kanë zhgënjyer më

8. Dubai, Emiratet e Bashkuara

“Vendosa të pushoj atje 10 ditë, por u ngopa me të që pas 24 orëshit të parë. Shumë qëndra tregtare, zero kulturë.”

“Vend i tmerrshëm. Dyqane dhe hotele luksoze për perëndimorët, por rrugët janë të mbushura me të varfër. Ti kupton se në ç’lloj varfërie është ndërtuar gjithë ai luks. Unë shkova për punë dhe nuk e imagjinoj dot sesi njerëzit shkojnë atje për qef.”

Njerëzit tregojnë qytetet që i kanë zhgënjyer më

9. Las Vegas

“E urreva atë vend. I thatë, i pistë, shumë tym…”

Njerëzit tregojnë qytetet që i kanë zhgënjyer më

10. Brukseli

“Gjithçka ishte shumë e kushtueshme, përfshi këtu dhe ujin. Edhe nëse kërkoja për ujë çezme, kamerierët do të na shihnin shtrembër mua dhe miqtë e mi.”

Njerëzit tregojnë qytetet që i kanë zhgënjyer më

11. Kairo

“Piramidat dhe muzetë ishin ëoë, por pjesa tjetër e qytetit një tmerr.”

Njerëzit tregojnë qytetet që i kanë zhgënjyer më

12. Philadelphia

“Pa ofenduar askënd që jeton aty, por mu duk sikur të gjithë ishin të nxehur në atë vend. Parkimi dhe trafiku ishte dhe më keq se në Manhattan, por sigurisht nuk kishte asnjë cilësi të ngjashme me New York-un.”

Njerëzit tregojnë qytetet që i kanë zhgënjyer më

13. Athina

“Unë jam grek dhe mezi prisja të shkoja, por ajri është shumë i ndotur. Të gjitha ndërtesat e famshme janë rindërtuar keq.”

“Pjesët historike të vendit janë të lezetshme, por ishte shumë pis, veçanërisht kur pjesa tjetër e Greqisë është kaq e mrekullueshme.”

Njerëzit tregojnë qytetet që i kanë zhgënjyer më

14. Napoli, Itali

“Napoli ishte i frikshëm për të udhëtuar single dhe po ju them që unë s’para trembem kollaj. Më e sigurtë u ndjeva në Bankok dhe Bogota natën sesa në Napoli.”