13:42 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Njerëzit tregojnë se çfarë duan më shumë tek partneri (Tabela)

E dini thënien e njohur se “Ajo çfarë ka në brendësi të një personi, ka rëndësi”. E pra kjo del të jetë më e vërtetë, se sa menduam.

Një studim i ri i kohëve të fundit i kryer në 20 vende të ndryshme tregon se shumica e njerëzve i japin prioritet personalitetit mbi pamjen, kur merren parasysh partnerët romantik.

Vetëm 14% e meshkujve britanikë dhe pesë për qind e grave britanike të anketuara zgjodhën nj pamje të mirë si cilësia e tyre më e dëshirueshme në një partner, ndërsa 52% e burrave dhe grave britanike zgjodhën një personalitet të mirë si tiparin më të favorshëm të tyre, transmeton Indeksonline.

Burrat dhe gratë që morën pjesë ishin nga pothuajse çdo cep i botës.

Edhe pse flitet me gjuhë të ndryshme në botë, gjuha e dashurisë është mbi secilin.

Në tabelën më poshtë ndarja bëhet kësisoj:

Ngjyra e blertë: Kanë personalitet të cilin e pëlqej

Portokalle: Janë të mençur

E verdhë: Kanë pamje të mirë

Ngjyra e gjelbër: Kanë humor të cilin e pëlqej

E kaltër: Kanë të njëjtat interesa me mua

Vjollce: Kanë arritje për para./Indeksonline/