13:01 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Njerëzit vazhdojnë të tradhtojnë partnerët e tyre edhe gjate Pashkëve

Pashkët: Kanë për qëllim një kohë të gëzueshme për të kaluar me familje dhe një ditë të lirë pune.

Por për fat të keq aktivitete të djallëzuara të një natyre seksuale do të ndodhin sipas Victoria Milan.

Shifrat zbuluan se nëntë nga 10 burra të anketuar do të mashtrojnë partneret e tyre gjatë Pashkëve. Ndërsa gratë ishin më të mira , 49.6% të tyre thanë se do të abstenonin nga mashtrimi i partnerëve gjatë festes.

Më shumë se 4,000 njerëz morën pjesë në studim në 22 vende të ndryshme Evropë dhe Amerikë,përfshirë edhe Britaninë e Madhe.

Kur pyetën përse nuk do ndalonin mashtrimin gjatë Pashkëve,shumica (46.1% e meshkujve dhe 36.1% e grave) thanë se nuk janë fetarë dhe prandaj  nuk kanë nevojë të jenë besnikë,transmeton Indeksonline.

Sa për ata që nuk do të flinin me njerëz të tjerë gjatë kësaj kohe 26.4% e grave  thanë se kjo është një kohë për familjen, jo ‘seks jashtëmartesor’.Nga burrat, 3.9% u pajtuan që koha e familjes është e rëndësishme, por se ata ende do të mashtrojnë me të tjerët./Indeksonline/