75 Mall Live Search
21:53 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Njëri nga katër zhytësit e lënduar në Mitrovicë, u dërgua në QKUK

Katër zhytës janë lënduar në garën e kërcyesve në Liqenin e Akumuluar në Mitrovicë sot.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti ka konfirmuar se katër zhytës janë lënduar gjatë garës së kërcimeve në Liqenin e Mitrovicës. Njëri ndër ta sipas Zahitit është dërguar në trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës derisa një tjetër është duke u trajtuar në spitalin rajonal në Mitrovicë.

Doktor Myftar Bajrani nga Qendra Klinike e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë ka treguar se zhytësit që janë dërguar fillimisht në QKMF kanë pasur lëndime të lehta.

Sipas informacioneve të deritanishme, njëri nga zhytësit thuhet se ishte rrëmbyer nga uji në Liqe dhe kolegët e tij kishin hyrë në ujë për ta shpëtuar.