75 Mall Live Search
15:28 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Njëri nga tre viktimat në aksidentin e djeshëm, ishte punëtor i FSPE-së

Mbrëmë rreth orës 19:00, ka ndodhur një aksident trafiku mes tre veturave në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të fshatit Babushi, me ç’rast humbën jetën tre persona.

Njëri nga tre viktimat e aksidentit ishte Sabri Beka, anëtar i Federatës Sindikale të Pavarur Elektrokosova.

Beka punonte në njësitin e mirëmbajtjes në Prishtinë.

Për shkak të situatës së pandemisë, i ndjeri është varrosur sot në orën 14:00 në fshatin Koliq të Prishtinës pa praninë e kolegëve./Indeksonline/