18:48 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Njëri nga viktimat e aksidentit ishte punëtor i Komunës së Lipjanit

Në aksidentin e sotëm në rrugën Shtimje-Suharekë saktësisht në Duhël, pas një aksidenti tragjik, kanë mbetur të vdekur tre persona të cilët ishin duke udhëtuar më një makinë të tipit Golf VI.

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shprehur ngushëllime familjes Retkoceri e Tmava nga komuna e Lipjanit me rastin e vdekjes së Leonard Retkocerit dhe Sahit Tmavës në rastin tragjik që ndodhi sot në Duhël.

“Ky lajm na ka tronditur të gjithëve, ngushëllime familjarëve të rinjve. Leonardi punonte si kamerier në byfen e komunës dhe ishte punëtor dhe një ndër djemtë më të mirë që kishim. Ngushëllime!” thuhet në telegramin e ngushëllimit nga Kryetarit Ahmeti.