75 Mall Live Search
17:14 / E Diele, 07 Nëntor 2021 / AR

Njëri prej figurave më të fuqishme të AAK-së në Vushtrri, Rrahim Ajeti në përkrahje të Xhafer Tahirit

Ka mbetur vetëm edhe një javë deri në përfundim të raundit ty dytë të zgjedhjeve për kryetar komune ndërsa partitë politike po i bëjnë lëvizjet e fundit politike. 

Sot, në përkrahje të kandidaturës së Xhafer Tahirit për kryetar të Vushtrrisë ka dalë, Rrahim Ajeti  një prej figurave më të fuqishme të AAK-së në Vushtrri.

“Vazhdojmë +4 Xhafer Tahiri”, ka shkruar Rrahim Ajeti. 

Në zgjedhjet e kaluara Rrahim Ajeti ishte ndër kandidatët më të votuar për asamblistë në Vushtrri ndërsa në këto zgjedhje vajza e tij  Amire Ajeti ka marrë numër të madh votash në kuadër të listës së AAK-së.