75 Mall Live Search
11:58 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Njeriu hit në mediat tona, eksperti Lul Raka, dikur ishte futbollist i klubit të njohur

Lul Raka është njeriu që po pushton mediat tona në kohën e pandemisë së koronavirusit Covid 19.

Mikrobiologu nga Kaçaniku po i jep këshillat e tij se si duhet të mbrohemi nga kjo pandemi.

Por, pak kush e di se njeriu që thuajse çdo ditë është në mediat tona, ka qenë futbollist.

Ai kishte luajtur shumë vite më parë për Lepencin e Kaçanikut.

Raka e kishte thënë këtë në një emision sportiv, derisa jepte këshilla për sportistët.

Lepenci në vitin 2011, kishte hyrë në Superligë, ku mbijetoi vetëm një sezon.