21:46 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Njeriu i afërt i Haki Rugovës i del kundër, e quan tradhtar e njeri të Rankoviqit

Mëngjesin e sotëm Indeksonline ka raportuar për përçartjet e fundit të Lidhjes Demokratike në Istog.

Ishte pikërisht shoferi i tij, Haki Zeqiraj i cili përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Drejtori për Ekonomik dhe Zhvillim në këtë komunë, Besart Dreshaj ka vjedhur  600 litra të derivateve, sipas tij, përgjatë kohës sa ishte në postin e shefit të kabinetit.

Por nuk përfundon me kaq. Është pikërisht biznesmeni i njohur, një ndër njerëzit më të afërt të Haki Rugovës, Xhevat Demaj e ka quajtur kryetarin e kësaj komune tradhtarë, transmeton Indeksonline.

Demaj i cili është ndër njerëzit më të fuqishëm të LDK-së në Istog dhe i cili në shumë raste pati ndikim të madh që Rugova të fitojë zgjedhjet në Istog ka deklaruar se Haki Rugova përpos që është tradhtarë është edhe i afërt me Rankoviqin. Sipas tij, Besart Dreshaj nuk e përfaqëson Vrellën.

Në një koment të cilin Demaj e ka bërë publik pikërisht në Facebook shihet qartë se sa i acaruar është ai me punën dhe personalitetin e Haki Rugovës në Istog./Indeksonline/