75 Mall Live Search
19:19 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Njeriu i afërt i Kurtit: S’ka marrëveshje por opsione të reja në tavolinë

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, pas takimit pa rezultat mes Mustafës e Kurtit ka thënë se marrëveshja me LDK-në do të marr kohë por për të tashmë do të ketë opsione të reja në tavolinë.

“Ka opsione të reja në tavolinë, ka edhe lëvizje, por ende nuk ka marrëveshje. Do të marrë kohën e vet marrëveshja, sepse ne nuk dëshirojmë marrëveshje të padrejtë”, ka thënë ndër të tjera Zaimi.

Gjatë ditës së sotshme, Kurti e Mustafa patën një takim i cili zgjati dy orë.

Dy liderët i ikën mediave dhe nuk u deklaruan. /Indeksonline/