75 Mall Live Search
08:35 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / G T

Njeriu i golit të fitores, Ramos: Nëse jeni të fortë, tregojeni në fushë…jo me llafe!

Skuadra e Paris Saint-Germainit shënoi fitore 1:2 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Goncalo Ramos ishte njeriu që shënoi në minutën e fundit që ia siguroi fitoren PSG-së, shkruan Indeksonline

Gjatë një interviste pas ndeshjes, Ramos tha se në fushë duhet treguar se cila skuadër është e fortë dhe jo me llafe.

“Nëse jeni skuadër e fortë, ju duhet ta tregoni këtë në fushë e jo të flisni. Ne jemi kampionët e Europës”, u shpreh Ramos

Kjo deklaratë e tij vjen për shkak të intervistave të shumta të lojtarëve të Barcelonës para ndeshjes, përfshirë këtu edhe Lamine Yamalin – i cili shpeshherë “godet” me deklarata./Indeksonline/