15:20 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Njeriu i Merkelit mbështet takimin Thaçi-Putin

Ish-ambasadori gjerman dhe njëri ndër personalitetet më me ndikim te kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka komentuar takimin Thaçi-Putin.

Ai ka thënë se i kemi humbur 11 vjet, sepse Rusia kishte refuzuar të mbështes një marrëveshje ndërmjet Thaçit dhe Tadiqit në vitin 2007.

“Ky është një lajm i mirë. Fatkeqësisht, kur unë shkova në Moskë, në nëntor 2007, për t’i pyetur nëse mbështesin një kompromis në mes presidentit Thaçi dhe presidentit Tadiq, që ishin gati për marrëveshje me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, Rusia refuzoi. Ne i humbëm 11 vjet”, ka shkruar Ischinger në Twitter.