75 Mall Live Search
14:02 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Njeriu i mistershëm, paguan borxhet e personave më të varfër

Personat e varfër të Stambollit kësaj radhe kanë pasur fat, kjo pasi që një njeri i panjohur i ka paguar borxhet e tyre.

Banorët në Tuzla të cilët merren kryesisht me ndërtimin e anijeve u gëzuan kur e panë se faturat e tyre të blerjeve ushqimore ishin paguar.

“Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregoja fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve. Unë e pyeta si quhej dhe ai më tha: ” Thjesht më thirr Robin Hood”, tha pronari i njërit prej dyqaneve të këtij vendi.

Turqia, po ashtu kohët e fundit është e tronditur nga numri i madh i vetëvrasjeve për shkak të rritjes së  varfërisë./Indeksonline/.

një varkë është hedhur pranë një trupi me ujë: Tuzla, një rreth kryesisht ndërtimi i anijeve të klasës punëtore në Stamboll, Turqi.