08:49 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Njeriu i shurdhër adopton qenin e shurdhër dhe i mëson atij komandat e gjuhës së shenjave

Emerson është një qen shumë i mirë, por fatkeqësisht ai është i shurdhër dhe me shikim të dëmtuar.

Por tani ai ka një jetë të re, e gjithë kjo falë  pronarit  të ri Nick Abbot, i cili është gjithashtu i shurdhër.

Dyshja kanë një lidhje të veçantë dhe Nick është në gjendje të komunikojë me të duke përdorur gjuhën e shenjave, transmeton Indeksonline.

Nick është nga Maine në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mori qenushin Emerson 12 javë pas leximit të një postimi për të në Facebook.

Në postim kërkohej që Emerson të kishte një shtëpi ku të qëndronte dhe Nick nuk hezitoi ta merrte atë.

“Ai është gjithmonë për një aventurë dhe është gjithnjë i etur për t’u kënaqur. Ai punon në zotërimin e sinjaleve të tij të dorës dhe po bëhet mjaft i zgjuar”, tha Nick.

Emersonte kishte komplikime dhe po tentonte të jetonte. Ai filloi të kishte probleme me ushqyerjen dhe shpëtuesit e tij vazhduan të luftonin për të mbajtur atë gjallë.

“Ai erdhi drejt tek unë, pra më zgjodhi. E dija që atëherë që ne do të ishim mirë me njëri-tjetrin dhe do të kuptohemi shumë mirë. Megjithëse nuk mund të dëgjojmë njëri-tjetrin, jemi në gjendje të komunikojmë”, tha Nick.

Emerson ulet kur Nick shkruan S dhe ai shtrohet në dysheme kur ai shkruan një vijë të drejtë.

“Ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë. Do të doja ta kisha pasur atë edhe më parë. Ai është i veçantë”, shtoi ai./Indeksonline/