14:19 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Njeriu më i pasur në histori që humbi gjithçka nga shpenzimet e shfrenuara

Ai ishte personi më i pasur në histori, pasuria e të cilit ishte shumë e madhe për t’u imagjinuar, ose për t’u barazuar, transmeton Indeksonline.

Edhe njeriu më i pasur i ditëve të sotit, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos me një pasuri 131 bilion dollarë nuk i afrohet perandorit afrikan Mansa Musa.

Sunduesi i shekullit të 14-të i Malit ishte “më i pasur se çdokush mund të përshkruante”.

Dhe pasuria e tij ishte pafundësisht më e madhe sesa njeriu i dytë më i pasur i të gjitha kohërave, perandori romak Augustus Caesar, i cili është vlerësuar në 4.6 trilion dollar.

Ai ishte aq i pasur, sipas historianëve, sa që kur ai i dha një pjesë të saj njerëzve të varfër gjatë vizitës në Kajro, ari që hynte në vend gati shkatërroi ekonominë e Egjiptit.

Por shpenzimet e tij të shfrenuara dhe bujaria e famshme përfundimisht çuan në rënien e mbretërisë së tij.

Rudolph Ware, profesor i asociuar i historisë në Universitetin e Miçiganit, shpjegon: “Imagjinoni sa më shumë ari që mendoni se një qenie njerëzore mund ta zotërojë dhe ta dyfishojë atë. Ky është djali më i pasur që ka parë dikush.”

Musa u bë sundimtar i Perandorisë së Malit në Afrikën Perëndimore më 1312, duke marrë fronin pasi paraardhësi i tij, Abu Bakr II, u zhduk në një udhëtim detar për të gjetur buzë e Oqeanit Atlantik.

Sipas Muzeut Britanik, derisa perandoria rritej, pasuria ishte aq e madhe sa që gjatë mbretërimit të tij, Mali kishte gjysmën e arit të Botës së Vjetër. /Indeksonline/