16:38 / E Shtunë, 26 Dhjetor 2020 / C E

Njeriu më i votuar i PDK-së në Drenas përkrahë kandidatin për kryeministër Enver Hoxhaj

Njeriu më i votuar i PDK-së në zgjedhjet e fundit në Drenas, Petrit Hajdari e përkrahë kandidatin për kryeministër Enver Hoxhaj.

Hajdari ka thënë se Partia Demokratike ia ka dhënë në këto zgjedhje Republikës së Kosovës opsionin më të mirë politik.

Edhe në këtë takim në Lubjanë, si në çdo takim tjetër me të, kam qenë i bindur që Enver Hoxhaj është njëri prej liderëve më të mprehtë që ka pasur ndonjëherë Partia Demokratike e Kosovës dhe Kosova. PDK-ja ia dha në këto zgjedhje Republikës së Kosovës opsionin më të mirë politik, që të udhëhiqet nga një njeri i urtë e nga një mendje e lartë. Kemi besim të plotë se qytetari do t’i përgjigjet masivisht ofertës së Partisë Demokratike të Kosovës. Vetëm me PDK-në dhe vetëm me z.Hoxhaj, Kosovës do t’i hapet rruga e zhvillimit.  Prandaj miq e qytetarë të Republikës së Kosovës, u falënderoj për besimin me voten tuaj që do ia jepni kryeministrit në ardhje, Enver Hoxhajt. Të jeni të sigurt që PDK-ja, si edhe më parë, nuk do t’ju zhgënjejë”, ka shkruar Petrit Hajdari.