08:55 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Njeriu me thonjtë më të gjatë në botë, i pret ata pas 66 vitesh! (Video/Foto)

Pronari i thonjve më të gjatë të regjistruar ndonjëherë në botë, i ka prerë ata pas 66 vitesh.

Shridhar Chillal nga India kishte thyer rekord botëror, pasi thonjtë e dorës së majtë nuk i kishte prerë nga mosha 14 vjeçare, transmeton Indeksonline.

82 vjeçari tregon se thonjtë e tij kur bëheshin bashkë kishin gjatësi përafërsisht sa një autobus urban në Londër, pra 909.6 cm.

Kur u pyet nga Libri i Rekordeve Botërore “Guiness” në vitin 2015, ai tha se thonjtë kanë ndikuar shumë në jetën e tij dhe se duhej të kishte shumë kujdes kur flinte.

“Unë nuk mund të lëviz shumë, kështu gjysmë ore më duhet kur dua të zgjohem nga shtrati apo kur dua të kthehem në krahun tjetër”, ka thënë ai.

Pavarësisht se prindërit e tij kundërshtuan vendimin e të birit, ai tha se ishte në gjendje të punonte me njërën dorë, duke u bërë kështu fotograf që bënte foto vetëm me dorën e djathtë, thonjtë e së cilës i priste vazhdimisht.

Thonjtë e Shridhar tani do të shfaqen në “Ripley’s Believe It or Not” në Times Square. /Indeksonline/