75 Mall Live Search
14:55 / E Mërkurë, 26 Qershor 2024 / G T

“Njeriu mëson nga gabimet”, trajneri i Rubin Kazanit për Dakun: E kapën emocionet!

Mirlind Daku u pezullua nga UEFA për dy ndeshje për shkak të ofendimeve me megafon që bëri ndaj maqedonasve dhe serbve. Per këtë ai nuk mundi të luante ndaj Spanjës nuk mundi të luante, duke e ndjekur këtë përballje nga tribuna.

Për një veprim të tillë pritet të ndëshkohet edhe nga Rubin Kazan. Skuadra ruse në një komunikatë në faqën zyrtare njoftonte se ndaj tij do të merren masa spo lojtari t’iu bashkohej në stërvitje pas aventurë në Euro 2024.

Në lidhje me këtë situatë ka folur trajneri i ekipit rus, Rashid Rakhimov. Ky i fundit ka theksuar se sulmuesi nga emocionet ka bërë një gjest të tillë dhe se ai e ka kuptuar gabimin. Ndër të tjera timonieri i Rubin Kazan nënvizoi se Daku do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipti edhe për sezonin e ri, pasi është një lojtar kyç.

“Sigurisht që është negative. Këtu nuk duhet të mposht gjendjen emocionale të lojtarit. Mendoj se ai është i vetëdijshëm për gjithçka, kupton gjithçka në mënyrë perfekte dhe duke folur me të, e bëra të kuptojë se cilat gjëra janë të drejta dhe cilat janë të gabuara. Ai është para së gjithash një futbollist që duhet të mendojë të tregojë cilësitë e tij më të mira në fushë.

Mirlindin të gjithë e njohin shumë mirë. Nuk ka zemërim në veprimet e tij, ai është mjaft i shoqërueshëm dhe e di që ai është shumë i shqetësuar për këtë tani, por ju jeni një i rritur, duhet të mendoni se çfarë po bëni. Nuk mendoj se asnjë prej nesh që qëndrojmë këtu e jeton jetën tonë pa bërë gabime. Ju mësoni nga gabimet dhe shpresoj se ky do të jetë një mësim i mirë për të.

E di që duhej të luante kundër Spanjës, e di për këtë. Mendoj se para së gjithash është i zhgënjyer, sepse e kupton shumë mirë që e priste këtë moment. Dhe, për fat të keq, ai nuk i kontrolloi këto emocione, por ato duhet të kontrollohen.

Mendoj se ai duhet të qetësohet para së gjithash, ta kuptojë gabimin. Ai duhet të jetë shembull për ekipin, duhet të përmirësohet. Jam i bindur se Mirlindi do ta bëjë këtë. E kemi studiuar shumë mirë këtë vit, tani duhet t’i japim një pushim që të vijë në vete dhe ta kuptojë sërish këtë moment. Ju nuk keni nevojë të mendoni për të gjatë. Ai duhet ta korrigjojë këtë gabim me vepra”, ka theksuar Rakhimov për faqen zyrtare të klubit.