13:47 / E Hënë, 18 Janar 2021 / C E

Njeriu që e ndihmoi Shqipërinë të kualifikohet në evropian merr drejtimin e skuadrës ballkanase

Paolo Tramezzani është emëruar trajner i ri i Hajduk Split, skuadrës së njohur ballkanase të futbollit.

Italiani  nënshkroi një kontratë deri në verën e vitit 2022 dhe do të marrë menjëherë drejtimin e ekipit të parë.

Trajneri i ri i bardhezinjve ka qenë krahu i djathtë i De Biasi në kombëtaren shqiptare, i konsideruar si truri i suksesit kuqezi, që kulmoi me kualifikimin historik në finalet e “Euro 2016”.

Pas eksperiencës së parë në trajning si ndihmës i Gianni de Biasi në kombëtaren e Shqipërisë, vazhdoi vetë më pas, në vitin 2016, si trajner i Lugano në Zvicër.

Ky klub, nën udhëheqjen e tij, u kualifikua për herë të parë në histori në fazën e grupeve të Ligës Europiane.

Stafi trajnues i Tramezzanit te Hajduk Split do të përfshijë gjithashtu ndihmësin e tij të parë, Attila Malfatti, dhe Valerio Zuddas. /IndeksOnline/