21:26 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Njeriu që ka vizituar gjithë Evropën, Prishtinën si ëmbëlsira e lë për fund

Britaniku, Guray Bould ka bërë diçka që shumë njerëz e kanë ëndërr ta bëjnë.

Ai e ka vizituar 77 vende të Evropës, që do të thotë e ka vizituar gjithë kontinentin e vjetër, transmeton Indeksonline.

Vendi i fundit që e ka vizituar ai është kryeqyteti i Kosovës, Prishtina. Londinezi sot ka qëndruar në Prishtinë.  

“Ja ku jemi në Prishtinë, Kosovë. Vendi numër 77-të dhe tani ne kemi vizituar gjithë vendet e Evropës.”, ka shkruar ai në postimin e tij në Twitter.

Bould ka postuar disa fotografi nga Prishtina./Indeksonline/