Njeriu që nxiti shumë reagime për penalltinë, Julian Alvarez: Nuk e ndjeva prekjen me dy këmbë!

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Julian Alvarez është një prej më të përfolur pas penalltisë së anuluar mbrëmë ndaj Real Madridit.
Alvarez shënoi ndaj Realit në Ligën e Kampionëve, por gjyqtari dhe sistemi VAR ia anuluan, për shkak se preki topin me dy këmbë, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, Alvarez tha se nuk e ndjeu prekjen me dy këmbë.
“Nuk e ndjeva nëse e preka topin me dy këmbë”, u shpreh Julian Alvarez.
Pikërisht ky rast ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale, pasi pati ndikim të madh në kualifikimin e Real Madridit në çerekfinale në UEFA Champions League./Indeksonline/
🚨 Julián Álvarez to his brothers: "I didn't feel anything [about touching the ball with both feet]" @PedroFullanaSER pic.twitter.com/M5HpX2Runq
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) March 13, 2025