Njeriu që theu rekordin përsëri, ha 74 salsiçe të nxehta për 10 minuta (Foto)
Mbreti i ngrënies së salsiçeve të nxehta, Joey Chestnut mbrojti titullin e tij të mërkurën dhe krijoi një rekord të ri botëror në konkursin e ‘Nathan Hot Dog Eating’ në Coney Island, Nju Jork.
Madje asnjëri as nuk iu afrua rekordit të tij, transmeton Indeksonline.
Përshkrimi si ‘egzofag i një kampioni’ dhe ‘stomaku i një kryekomandanti’ hëngrën 74 salsiçe të nxehtë në vetëm 10 minuta. Kjo shënon fitimin e tij të 11-të në 12 vitet e fundit.
Pas Chestnut, Carmen Cincotti arriti të hajë 63 prej tyre dhe Darron Breeden vetëm 43 të tilla.
Chestnut u rendit ndër njerëzit më të arritur në garën e ngrënies së ushqimit në botë./Indeksonline/