“Njeriu që u përball me Putinin”, televizioni britanik do të transmetoj dokumentar për Zelensky

Televizioni britanik “Channel 4” do të transmetoj një dokumentar dedikuar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Zelensky” njeriu që u përball me Putinin”, është planifikuar të shfaqet me 6 mars në orën 18:45 minuta, transmeton Indeksonline.
Në këtë dokumentar 30 minutësh do të shfaqen bindjet e Zelensky dhe se si u shndërrua nga komedian e aktor në president të Ukrainës.
Përpara se të zgjidhej president në vitin 2019, Zelensky ishte një komedian i njohur televiziv në Ukrainë.
Ai gjithashtu fitoi versionin ukrainas të “Dancin with the Stars” në 2006.
Gjatë ditëve të fundit, Zelensky është bërë i njohur në të gjithë globin për reagimin e tij ndaj konfliktit me Rusinë. Ai është lavdëruar me anë të videove të publikuara në rrjetet sociale./Indeksonline/
