75 Mall Live Search
21:21 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Njerku vret me ulësen e makinës 3 vjeçarin, në sy të nënës

Stephen Waterson është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg, pasi akuzohet si vrasës i djalit tre vjeçar të së dashurës së tij, Adrian Hoare.

Vogëlushi Alfie Lambi gjeti vdekjen kur u shtyp nga sendilja e makinës, të Waterson.

Vogëlushi u rrëzua tek sendilja e makinës, e cila iste e ngritur dhe u shtyp. Ai ndërroi jetë tre ditë më pas në spital.

Më pas, Stephen, nipi i ish-ministrit të Tory Nigel u mungua të fshehë ngjarjen, për të mos e përfshirë veten në vdekje.

Por policia e kuptoi se në dëshminë e tij, Stephen ishte duke gënjyer.

Ndërsa, Mars Hoare, motra e Adriane Hoare u shpall fajtore për egërsinë ndaj fëmijëve dhe sulmin ndaj një dëshmitari tjetër të ngjarjes, 19-vjeçares Emilie Williams.

Gjykatësit iu shfaqën pamjet e Alfies, duke vrapuar për të kapur nënën e tij, ndërsa ishin për pazar në Sutton, vetëm disa minuta para se të futeshin në makinë.

Williams ishte në makinë me Hoare dhe Waterson dhe gjykata mori dëshminë e saj në polici, e cila tha se “vendi i Waterson ishte mbrapa, sepse i duhej të shtrinte këmbët drejt. Alfie ishte duke goditur sendiljen, duke i kërkuar që të shtyhej përpara për disa sekonda, por Waterson refuzoi.”

Pasi u shtyp nga sendilja, Williams shton se kur djali u ngrit nga Waterson, ai dukej “i zbehtë” dhe nuk po lëvizte.

Ai gjithashtu kërcënoi Hoare dhe dëshmitarë të tjerë që të ruanin deklaratat e rreme.

Hoare përfundimisht theu heshtjen e saj dhe i tha motrës së Waterson, Ashleigh Jeffrey për atë që ndodhi.

Motra tjetër e Waterson, Samantha Dawson e ka mohuar vëllain e saj, pas vdekjes së Alfie dhe ka zbuluar detaje shkatërruese në lidhje me jetën e vogëlushit në muajt para vdekjes së tij.

32-vjeçarja nga Blackpool, Lancashire, tha: “Alfie ishte i lezetshëm dhe unë e doja atë. Ndjeva se kishim një lidhje. Prindërit e tij ishin të ashpër me të, ata e godisnin dhe i bërtisnin. Ata ishin kujdesur mirë për të, por nuk i kishin dhënë dashuri”.

Samantha Dawson thotë se: Ne ishim të gjithë në makinë dhe Alfie u rrëzua në këmbët tona. U tmerrova. Më pas ai tha ‘mami, nuk mund të lëviz’. Unë i bërtita Stefanit për ta lëvizur.”

Më pas Samantha tregon për momentin kur mori vesh për vdekjen e Alfie.

“Kur dëgjova që Alfie kishte vdekur, mendja më shkonte ditën kur ndodhi ngjarja. Do dëshiroja të kisha qenë më e fuqishme dhe ta kisha shpëtuar atë”

Waterson dhe Samatha janë vëllezër prej nëne dhe kishin një diferencë moshe prej 7 vitesh.