Njësia A5 rikthehet në operim

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli njofton se është kthyer në operim njësia A5.
“Punonjësit e Kosovës A më dhanë dhuratën më të mirë për ditëlindje: rikthimi i njësisë A5 në operim. Së bashku me menaxhmentin dhe punonjësit festova ditëlindjen dhe rikthimin e njësisë në termocentralin Kosova A.
Në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës u shpreha mirënjohjen e pafund për punën me përkushtim për rikthimin e bllokut A5, si dhe për prodhimin me tri njësitë njëkohësisht përkundër sfidave”, ka shkruar ministrja.