Njësia e deminimit përfundon procedurën për mjetin shpërthyes që përfundoi tek FSK-ja

Njësia e deminimit ka përfunduar procedurat lidhur me mjetin e dyshuar që u raportua se u gjet sot në afërsi të Kazermës ‘Adem Jashari’.
Pas përfundimit të kësaj procedure, tanimë janë liruar të gjitha rrugët për qarkullim të automjeteve, raporton Indeksonline.
Duhet përkujtuar që policia kishte bllokuar rrugën që nga lagjja Dardania deri tek rrethi i Fushë-Kosovës, për shkak të dyshimit për mjet të dyshuar të raportuar nga një qytetarë.
“Kërkojmë dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët që në rastet e tilla kur hasin mjetet të dyshimta mos të rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve duke prekur apo çfarëdo forme të bien në kontakt fizik me ato mjete, por sapo të hasin në ndonjë mjet të dyshimtë menjëherë të lajmërojnë Policinë e Kosovës në mënyrë që njësitet kompetente të trajtojnë ato mjete në mënyrë të sigurtë”, thuhet nga Policia e Kosovës./Indeksonline/