Njësia e qenve e Policisë futet në Rektoratin e UP-së (Video)

Në objektin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” tani janë futu edhe njësia K-9 ( njësia manovruese me qen të stërvitur), pas alarmit me bombë.
Zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci ka thënë për IndeksOnline se në bazë të informacioneve të para, bëhet fjalë për kanosje të dyshimtë që ka ardhur përmes postës elektronike.
Sipas informatave, objekti është kontrolluar në brendësi. Tani po kontrollohet në detaje në oborr të Rektoratit.
“Rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka deklaruar Borovci.