75 Mall Live Search
14:29 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / S Z

Njësia Speciale monitoron urat e reja mbi Ibër, Elshani: Rritje e vigjilencës deri në hapje

Njësia Speciale Operative e Kosovës po monitoron nga afër punishten e dy urave të reja mbi lumin Ibër.

Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, tha se është shtuar vigjilenca deri në hapjen e urave.

Dy urat e reja mbi lumin Ibër pritet të hapen më 1 shtator për qarkullim të veturave, derisa ndërtimi i tyre filloi 54 ditë më parë.

Sakaq, këtë të hënë ka nisur edhe asfaltimi i të dy urave, sipas zyrtarëve të qeverisë në detyrë.