Njësia Speciale arreston ministren boshnjake

Raportohet se është arrestuar një ministre në Bosnjë e Hercegovinë.
Sipas mediave atje, ajo ndodhet aktualisht në procedurë kriminalistike në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Sarajevë, transmeton Indeksonline


Pas kontrolleve të mëngjesit të sotëm, në kuadër të vazhdimit të aksionit “Zarf”, është arrestuar ministrja e Punës, Politikës Sociale dhe të Refugjatëve të Kantonit të Sarajevës, Enda Paviq-Peçenkoviq (anëtare e SDP BiH).
Sipas prokurorisë, ajo akuzohet se, së bashku me Adna Mesihoviqin dhe me ndërmjetësimin e Ibrahim Obhođaš – të cilët janë arrestuar më herët dhe ndodhen në paraburgim – ka ndihmuar motrën e tij, Berina Tabak, për të siguruar punësim në Ministrinë e Punës. /Indeksonline/
