Njësia Speciale dhe barrikadat largohen të shtunën nga veriu

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se është arritur një marrëveshje në parim mes palëve për situatën sa i përket targave.
Sipas Bislimit, janë tri pika të marrëveshjes e po pritet vetëm miratimi nga pala serbe.
“Marrëveshja parasheh tri elemente. E para nga dita e hënë si Kosova ashtu edhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të tabelave, që ishte edhe synimi i ynë të kemi trajtim të barabartë. Është e përkohshme dhe do të formohet grup punues për gjetje të një zgjedhje të përhershme për lëvizje të lirë të veturave brenda gjashtë muajve. Pika e tretë ka të bëjë me deeskalimin e situatës, largimin e barrikadave nga dy pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Sipas kësaj marrëveshje, të shtunën do të vendoset KFOR-i në pikat lartë, e pas disa orëve do të zëvendësohet Policia Speciale, që paralelisht me barrikadat do të largohen nga pikat kufitare”, ka thënë ai.
Në një konferenë për media, Bislimi ka bërë me dije se sipas marrëveshjes, nga dita e hënë pritet të vendosen stikersat në vend të targave.
Kjo marrëveshje është e përkohshme pasi më pas do të formohet grup punues për gjetje të një zgjidhje të përhershme për lëvizje të lirë të veturave mes vendeve, brenda gjashtë muajve.
Ky grup do të fillojë punën nga 21 tetori dhe se objektiv i tij do të jetë që të mos ketë asnjë barrierë e që shtetet t’ia njohin njëra tjetrës në tërësi tabelat.
Kujtojmë se sot zv/kryeministri Bislimi ka zhvilluar një serë takimesh në Bruksel përkitazi më këtë çështje.