18:00 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në lagjen Pejton, vëzhgon situatën

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ka bërë ndërhyrje edhe në lagjen “Pejton”, në kryeqytet, kjo pas incidenteve të shënuar nga tifozët që po prisnin për të blerë bileta për ndeshjen e futbollit mes Kosovës dhe Maltës.

Indeksonline mëson se një numër i konsiderueshëm i policëve po monitorojnë nga afër situatën./Indeksonline/

….

Ka nisur shitja e biletave për lojën në mes Kosovës dhe Maltës.

Mirëpo po ndodhë diçka e pazakontë. Qytetarët ka orë që po presin për të blerë bileta, ndërsa nuk shihet ndonjë organizim i mirë në pikat shitëse.

Në dy pikat kryesore atë në Dardani dhe Pejton janë shënuar edhe incidente, derisa qytetarët e revoltuar kanë thyer dyert duke mos pas durim.

Indeksonline mëson se në vendin e ngjarjes është edhe Policia e Kosovës./Indeksonline/