Njësia Speciale e Policisë së Kosovës futet në Komunën e Istogut, dyshohet për keqpërdorime

Prokuroria së bashku me Departamentin Special të Policisë së Kosovës për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka nisur një aksion në Komunën e Istogut.
Indeksonline ka siguruar pamje nga aksioni ku shihen njësitë e specialuara në oborrin e objektit të Komunës.
Indeksonline merr vesh se ka dyshime të bazuara për keqpërdorime në drejtoratin për Urbanizëm.
Indeksonline do të iu mbajë të informuar.