21:25 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Njësia Speciale ndërmerr aksion në Ferizaj, monitoron nga afër lokalet

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një aksion nëpër lokale, në qytetin e Ferizajt.

Pjestarë të Njësisë Speciale të Kosovës kanë vëzhguar nga afër situatën nëpër kafenetë e Ferizajt.

Në videon e siguruar nga Indeksonline, shihet se qytetarët po e shfrytëzojnë orën e fundit për të lëvizur lirshëm, teksa u panë edhe pjestarë të kësaj njësie duke hyrë në një lokal.

Kujtojmë që ditëve të fundit janë shtuar kontrollat nga policia e inspektorati nëpër vende të ndryshme, për të parë nëse po respektohen masat kundër Covid-19./Indeksonline/