Njësia Speciale te Qendra e Regjistrimit

Një grumbull i madh qytetarëve janë parë prej disa javësh thuajse vazhdimisht para objektit të Qendrës së Regjistrimit në kuadër të Ministrisë së Brendshme.
Si pasojë e kësaj disa herë u mbyllën edhe disa drejtori në kuadër të kësaj qendre, pasi pati të infektuar.
Por tashmë te ky objekt janë vendosur pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, për t’u kujdesur që të respektohen masat anti-COVID, raporton Indeksonline.

Radhë të gjata të qytetarëve janë krijuar vazhdimisht në këtë anë, e që kanë shkaktuar rritje të rrezikut për përhapje të këtij virusi. Shpesh herë teksa prisnin në këtë anë ata nuk kishin as maska, një nga rregullat kyç për luftimin e virusit COVID-19.
Pjesëtarët e Njësisë Speciale po qëndrojnë te ky objekt, ku edhe po kujdesen që të respektohen masat e marra nga institucionet përgjegjëse në kuadër të pandemisë./ Indeksonline/




